Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas konsultimit me shefat e grupeve parlamentare, deklaroi se janë pajtuar që situata e sotme të mos përsëritet më, ndërsa pohoi se do të marrin masa sipas rregullores.
Veseli kërkoi mirëkuptimin e deputetëve që të tejkalohet kjo situatat dhe të harrohet.
Ai po ashtu tha se sjellja fyese në Kuvend është e papranueshme dhe e patolerueshme, ndërsa pohoi se do të marrin masa sipas rregullores.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Abdulla Hoti kërkoi nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli që të ndërmerren masa ndaj Xhavit Haliti, pasi që sipas tij e ka sulmuar deputetin Arben Gashi.
Reagimi i Hotit ka ardhur pasi e kanë parë filmimet e mediave, ku sipas tij shihet qartë që Haliti e ka sulmuar qëllimisht deputetin Gashi.
Në të kundërtën sipas Hotit ata nuk do të qëndrojnë në seancë ku po votohen kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.