Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi shkruan në Facebook se nga papërgjegjësia e Presidentit, KQZ-ja është më tepër se tre muaj pa mandate dhe jo funksionale.
Postimi i plotë:
Po bëhen më shumë se tre muaj nga kur KQZ-ja është pa mandat dhe jofunksionale. Krejt kjo nga papërgjegjësia e Presidentit, i cili sërish është vendosur në funksion e në shërbim të PDK-së.
Shumë projekte të planifikuara, mbështetja e donatorëve e aktiviteteve tjera janë të rrezikuara nga dështimi. Përgjegjësi të tjera si zëvendësimi i asambleistëve e pagesat e komisionerëve të raundit të dytë janë bllokuar nga bllokimi i KQZ-së që po i bënë Presidenti dhe PAN-i.