Rrëfimi tronditës i Rasim Selmanajt për masakrën e Burgut të Dubravës - Bota Sot
Rrëfimi tronditës i Rasim Selmanajt për masakrën e Burgut të Dubravës

Aktuale

E premte, 19 tetor 2018

Rrëfimi tronditës i Rasim Selmanajt për masakrën e Burgut të Dubravës

Më: 22 maj 2018 Në ora: 17:17
Rasim Selmanaj

Vetëm fati e kishte shpëtuar nga vdekja Rasim Selmanaj në masakrën që ndodhi në Burgun e Dubravës 19 vjet më parë.

Selmanaj cili në kohën e luftës ka qenë i burgosur në Serbi, sot është dëshmitarë i gjallë i gjithë asaj se çfarë ka ndodhur, në njërën nga masakrat më të mëdha që ka kryer Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Ai tregon se gjithë të burgosurit politikë që ndodheshin në burgjet e Serbisë, ishin transferuar  nga regjimi i Milloshoveqit në Burgun e Dubravës, duke ditur se NATO do të sulmonte këtë burg, pasi aty ishte vendosur edhe ushtria serbe.

Selmanaj për mediat vendore, duke folur për këtë ngjarje, tregon se Burgu i Dubravës ishte bombarduar nga NATO më 19 maj, ku kishin vdekur 30 të burgosur.

Por, 3 ditë më vonë  forcat serbe kishin kryer masakrën ku kishin vdekur 160 të burgosur dhe plagosen 300 të tjerë.

“Te këmbët e imja janë vrarë Gazmend Imeri, Iber Metaj, Dervish Syla, unë kam qenë i mbuluar me të vrarë dhe kemi shpëtuar për çështje fati. Ka qenë një masakër që është problem me akceptu mendja e njeriut”, ka treguar Selmanaj.

Sot janë bërë 19 vite nga kryerja e masakrës, por edhe pse disa nga kryesit e kësaj vepre dihet, ende asnjëri nga ta nuk ka dalë para drejtësisë.

E për Selmanaj, cili tash është deputetë i Kuvendit të Kosovës, kjo është e çuditshme.

Ai ka treguar se vet ka dhënë dëshmi në EULEX, ku edhe ka dorëzuar dëshmi për disa nga kryesit e kësaj masakre, por që deri tash askush nuk ka dhënë përgjegjësi.

“Është koha që shteti I Kosovës më hapa konkret në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Sot në një ceremoni është përkujtuar 19 vjetori i Masakrës së Dubravës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test