Një lajm i keq për Ramush Haradinajn ka ardhë sot prej Kaçanikut. Asan Shkreta ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryetarit të Rinisë së Aleancës Dega në Kaçanik.
Ja letra e dorëheqjes së Asan Shkretes:
Njoftim për medie
Të nderuar kolegë miq, bashkërrugetues dhe simpatizant të Degës së AAK-së në Kaçanik . Ju të respektuar sepse me secilin nga ju, kemi nga një rrugë që kemi ecur së bashku në këtë subject politik, diku me plotë vështirësi dhe me plotë rënie e ngritje.
Sot dua që këtë njoftim t’a ndajë më tepër me ju sepse , ju jeni që më bëtë anëtar në fillim e pastaj edhe Kryetar të rinisë në degën e AAK-së në Kaçanik.
Unë largohem nga ky subject sepse asnjë nga premtimet e tyre qoftë në nivel nacional apo edhe local , si brenda subjektit po ashtu edhe jasht nuk ka aritur asnjë që ta përbush, dhe unë kam njerëzi dhe besim në zot e nuk dua që personaliteti im të shfrytëzohet apo thirret nga askush ,e aq më tepër nga subjekti që deri më sot jemi përpjekur secili ta ndërtojmë e ta mbajmë në këmbë , pra një Aleancë që sot është gjitheqka përveq aleancë me njerëzit e vet që e ushqyen e rriten jo.
Atëherë kam vendosur që kohën t’ia kushtojë punës e famlijes duke mbetur me shpresë, se nuk do të ketë njerëz që mund t’iu besojnë dhe subjekte si Aleanca që nuk i njehë mire kapacitet e veta dhe e ngulfatë vetëveten e lloj llojë njerëz.
Të gjithë ata që më përcjellen deri më sot, vazhdojnë ta ruajnë besimin se jam po i njejti njeri i përkushtuar e besnik me secilin. Respekt për të gjithë ata njerëz që kemi bashkëpunuar dhe e njohim mire njëri-tjetrin. Ndërsa Aleancës i urojë që të gjejë njerëz që përpilojnë projekte e kanë bagazh intelektual, sepse t’iu urojë fat , mjaft kanë pasur fat, sa për ta vërtetua deshiren prap të jenë në kye të ekzekutivit.
Dhe në fund duhet të vihet në pah parregullësia e mbarëvajtjes së Kuvendit të VIII të Degës së AAK në Kaçanik, ku edhe nuk kishte kuorum , asnjë organizim dhe qershia mbi torte si thotë një fjalë popullore , prezenca e Kryeministrit z Haradinaj , ku haptas shprehu zhgënjimin e tij për mospjesëmarrje të shumë nëndegëve të qytetit. Sido që të jetë me respektë për njerëzit e vullnetit të mire dhe mirëupafshim në sfidat e reja. Suksese .
Me respektë i jueji
Asan Shkreta
ish –kryetar i Rinisë së Aleancës për ardhmërine e Kosovës Dega në Kaçanik