Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj, ka thënë se Albin Kurti po bën ftesa për zgjedhje demokratike sipas modelit të VV-së, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se ai po mendon se mund të bëhet “baba” në gjithë Kosovë sikur është në VV, me përjashtim të gjysmës së partisë që e kundërshtonte.
Postimi i saj i plotë:
Albin Kurti, bën ftesë për zgjedhje “demokratike” sipas modelit te VV-së. Kujton që mund të bëhet “baba” për të gjithë Kosovën, siç është bërë babë në VV, duke e përjashtuar gjysmën e partisë që e kundershtonte!