Ish deputeti i LDK-së jep detajet, tregon si iu vodhën 100 mijë euro të shtunën në shtëpi

Aktuale

Ish deputeti i LDK-së jep detajet, tregon si iu vodhën 100 mijë euro të shtunën në shtëpi

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 28 maj 2018 Në ora: 16:07
Të shtunën mbrëmë disa hajna hynë në shtëpinë e ish-deputetit biznesmen Xhavit Ukaj, në Piranë të Prizrenit. Vodhën hiq më pak se 100 mijë Euro, të holla kesh.

Mediat gjatë ditës së sotme kanë raportuar se mbi 100 mijë euro i janë vjedhur para dy netëve ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe  asamblistit të LDK-së në Prizren, Xhavit Ukaj.

Në një prononcim për “Bota sot”, asamblisti i LDK-së në Prizren, Xhavit Ukaj ka pohuar që i janë vjedhur 100 mijë euro dhe gjësende me vlerë të çmuar, si ari.

 “Po është e vërtetë, janë vjedhur mbi 100 mijë euro dhe ari. Policia është duke kryer hetimet dhe janë në fazë që të raportimit. Rasti ka ndodhur  të shtunën gjatë ndeshjes futbollistike, në atë kohë prej 20:20 deri në orën 22:30 ku në atë kohë në shtëpi nuk ka qenë askush”, ka thënë Ukaj.

Image
Xhavit Ukaj

Tutje Ukaj, është shprehur se Policia ka filluar hetimet dhe shumë shpejt pritet të dalë me rezultate.

“Policia ka filluar hetimet dhe shume shpejt pritet të dalin me rezultate. Janë vjedhur kryesisht 100 mijë euro ashtu siç i kam tërhequr nga banka” ,ka përfunduar Xhavit Ukaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat