Qeveria emëron Mendim Rugovën koordinator për çështje të ambientit

Aktuale

Qeveria emëron Mendim Rugovën koordinator për çështje të ambientit

Më: 29 maj 2018 Në ora: 14:28
Pamje nga Qeveria

Qeveria e Kosovës ka emëruar Mendim Rugovën koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit.

Po ashtu është emëruar Rexhep Hoti, koordinator nacional për kulturë, rini dhe sport në Republikën e Kosovës.

Mendim Rugova është djali i madh i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Këto vendime, Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj i ka marrë më mbledhjen e sotme, ku përveç vendimeve të lartcekura, u miratua edhe urdhri për obligimin e ministrave,  për zbatimin e udhëzimit administrativ për udhëtimet zyrtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat