Pacolli: Sebastian Kurz është një mik i Kosovës

Aktuale

Pacolli: Sebastian Kurz është një mik i Kosovës

Më: 29 maj 2018 Në ora: 20:10
Pacolli, Kurz dhe Thaçi

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka vlerësuar se kancelari austriak, është një mik i madh i Kosovës, në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

“Bashkë me Presidentin Thaçi patëm një takim shumë përmbajtësor me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.  Ai është një mik i madh i Kosovës, në rrugën tonë të sigurt drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.  Austria është një investitor serioz në fushën e ekonomisë dhe na ka mbështetur në fushën e demoktratizimit, arsimit dhe cultures”, ka shkruar Behgjet Pacolli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat