Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vazhduar t’i vëzhdojë kuvendet zgjedhore të partisë nëpër komunat e Kosovës.
Pas Pejës, shefi i ekzekutivit ka vizituar edhe Klinën.
Në komunën ku e drejton AAK-ja, Haradinaj vitin 2018 e cilësoi si vit të Ushtrisë së Kosovës.
Sipas Haradinajt me formimin e Ushtrisë, Kosova do të ishte e gatsëhme ta ndihmonte KFOR-in dhe NATO-n.
I pari i qeverisë gjithashtu foli edhe për liberalizimin e vizave.
Haradinaj deklaroi se kërkesa për heqjen e vizave, për Kosovën është e madhe, por që për Bashkimin Evropian e vogël.
Ndryshe në këtë tubim mori pjesë edhe kryetari i Klinës, Zenun Elezaj.
Zotime për heqjen e vizave, krijimin e Ushtrisë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, Haradinaj ka dhënë edhe në Suharekë.