LDK merr vendim për Thaçin

Aktuale

LDK merr vendim për Thaçin

Nga: N.H Më: 4 qershor 2018 Në ora: 11:30
Deputetët e LDK-së

Grupi Parlamentar i LDK-së ka marrë vendim që të mos e votojë platformën për dialog, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, përcjell "Bota sot”.

Sipas LDK-së, platforma për dialog është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese.

“LDK-ja mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës. LDK-ja beson në vlerat e pazëvendësueshme të dialogut politik, jo vetëm si një mjet për marrëveshje, por edhe si një qenësi e jetës politike”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e LDK-së.

Ja komunikata e plotë:

“Platforma për dialog, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese. Rrjedhimisht, Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës nuk do ta votojë platformën në fjalë. LDK-ja mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës. LDK-ja beson në vlerat e pazëvendësueshme të dialogut politik, jo vetëm si një mjet për marrëveshje, por edhe si një qenësi e jetës politike”, thuhet në kumtesen e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat