Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, sot në Kuvend ka folur për çështjen e bujqësisë.
Zemaj ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që fermerëve nga komuna e Vushtrrisë po ballafaqohen me ndaljen e sistemit të ujitjes nga sistemi i Iber Lepencit.
Zemaj ka shtuar se, disa persona të papërgjegjshëm që e kontrollojnë daljen nga liqeni i Ujmanit-Gazivodës kanë bërë ndaljen e ujit, andaj ai ka kërkuar që urgjentisht të intervenohet nga qeveria ose do të dëmtohen mijëra hektar tokë bujqësore, shkruan Gazeta “Bota sot”.
“Sot ngrita shqetësimin e bujqve dhe fermerëve nga Komuna e Vushtrrisë lidhur me ndaljen e ujit për ujitje nga sistemi Iber Lepenc, konkretisht nga personat e papërgjegjshëm që kontrollojnë daljen nga liqeni Gazivodes. Qeveria të intervenoj urgjentisht në të kundërtën do të dëmtohen mijëra hektar të tokës bujqësore dhe punës së tyre”, shkruan deputeti Armend Zemaj.