Edhe këtë po e donë Serbia për komandantët e UÇK-së, kërkon referendum për...

Aktuale

Edhe këtë po e donë Serbia për komandantët e UÇK-së, kërkon referendum për...

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 18:40
UÇK

Në kuadër të “dialogut ndërserb” për Kosovën, Shoqata e familjeve të të rrëmbyerve dhe të vrarëve në Kosovë, ka mbajtur sot një tryezë në Beograd, ku ka kërkuar që dialogu i Serbisë me Kosovën të ndërpritet, siç tha kryetari i kësaj shoqate Simo Spasiç, “derisa shqiptarët në atë dialog të udhëhiqen nga kriminelët”.

Ai në këtë tryezë, raporton Radio Televizion Serb(RTS), ka thënë se shoqata që e udhëheq atë kërkon që të arrestohen ish-komandantët e UÇK-së, ndërsa shtetin e Serbisë e ka ftuar ta shpallë referendumin për Kosovën.

“Pyetja (e referendumit) duhet të jetë a jeni që Serbia të shkojë në Europë pa Kosovën. Të shohim çfarë do të thonë qytetarët”, ka theksuar Spasiç.

Snezhana Markoviç nga kjo shoqatë është angazhuar për ngrirje të këtij konflikti Serbi–Kosovë. Në këtë tryezë janë dëgjuar akuza të rënda rreth situatës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat