Ky është momenti i përplasjes mes Xhavit Halitit dhe Sami Kurteshit: Nuk je kujdestari im me më përmirësua!

Aktuale

Ky është momenti i përplasjes mes Xhavit Halitit dhe Sami Kurteshit: Nuk je kujdestari im me më përmirësua!

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 15:02
Xhavit Haliti dhe Sami Kurteshi

Kryesuesi i seancës së Kuvendit, Xhavit Haliti është përplasur verbalisht me deputetin e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.

Deri tek kjo përplasje erdhi pasi që Haliti u dha ultimatum deputetëve që po mungojnë që të vijnë në seancë në orën 15:00 për votimin e projektligjeve ose në të kundërtën do tu hiqen mëditjet.

Ky vendim nxiti reagimin e deputetit të VV-së, Sami Kurteshi i cili tha se kjo nuk është e drejtë.

“Po flas për çështje procedurale pak më herët ju deklaruat se të gjithë ata që nuk vinë në orën 15:00 për votim kërkuat nga sekretaria që të marrë masa….”, ka thënë Kurteshi, mirëpo nuk arriti ta përfundoj fjalën pasi Hailti kërkoi nga regjia që t’ia ndalë atë, duke i thënë Kurteshit se është jashtë rendit të ditës.

“Kam deklarua dhe i përmbahem asaj, mos na i trego të drejtat e njeriut hajt pash Zotin, nuk kemi kohë me i dëgjua përrallat tuaja”, u shpreh Haliti.

“Nuk është në rregull, nuk ke të drejtë me marr vendime”, i është kundërpërgjigjur sërish Kurteshi.

“Shko ankohu në Gjykatën Kushtetues”, ka qenë përgjigjja e menjëhershme e Halitit.

Halitit tutje i tha Kurteshit se nuk është më Avokat i Popullit, dhe se ai nuk e interpreton rregulloren e Kuvendit.

“Unë e interpretoj rregulloren ti se interpreton…rri qaty rri se mirë je. Nuk të kom kujdestar ty mem përmirësua, nuk je ombudsperson më, je deputet… kurrfarë të drejtash nuk ke… nuk ke të drejtë me marrë fjalën kundër rregullores”, i është drejtuar Haliti, Kurteshit duke i thënë se “a po donë me të qit jashtë?”. BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat