Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka takuar në ambasadën e Kosovës në Austri dhjetëra bashkatdhetarë, me të cilët ka bashkëbiseduar për zhvillimet në Kosovë, sfidat me të cilat ballafaqohen bashkatdhetarët, si dhe për mundësitë e lehtësirave që shteti mund tu ofrojë.
Kreu i Kuvendit të Kosovës u njoftua nga bashkatdhetarët për të arriturat e tyre dhe për mundësitë e lidhjes më të madhe mes tyre dhe institucioneve të Kosovës.
Veseli theksoi se forcimi i shtetit të Kosovës dhe konsolidimi i mëtejmë ndërkombëtarë i tij, do të thotë mbështetje më e madhe edhe për bashkatdhetarët të cilët tashmë jetojnë në vende të tjera, siç është Austria.