Atë natë qershori, para 19 vjetësh, sytë e gjithë Jugosllavisë ishin të drejtuara nga ekranet televizive, në të cilat nga terri pranë qytetit të Maqedonisë, Kumanova, para çadrës ushtarake, me një mesazh të rëndësishëm po shfaqej gjenerali i NATO-s, Michael Jackson.
Kështu e nisë BBC në gjuhën serbe bisedën me këtë gjeneral, që do të kujtohet në historinë e shtetit më të ri të Europës, Kosovës.
Nënshkrimi i tij ishte në Marrëveshjen e Kumanovës, me të cilën pas 78 ditësh iu dha fund bombardimeve të Republikës Federative të Jugosllavisë (RFJ-së), ndërsa për Jacksonin shënonte edhe fillimin e operacionit të misionit të KFOR-it në Kosovë, të cilin do ta drejtonte në cilësinë e komandantit të parë.
Nëntëmbëdhjetë vjet më vonë, në pyetjen se e a e kishte të qartë rëndësinë historike të atij momenti, buzëqeshet dhe thotë se beson se ka qenë mjaft i ndërgjegjshëm.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.