Mushkolaj: S’mundeni me thonë që Shpend Ahmeti ka marrë vota vetëm pse ka qenë pjesë e Vetëvendosjes - Bota Sot
Mushkolaj: S’mundeni me thonë që Shpend Ahmeti ka marrë vota vetëm pse ka qenë pjesë e Vetëvendosjes

Aktuale

E shtunë, 20 tetor 2018

Mushkolaj: S’mundeni me thonë që Shpend Ahmeti ka marrë vota vetëm pse ka qenë pjesë e Vetëvendosjes

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 22:10
Imer Mushkolaj

Gjatë një debati në emisionin DebatPlus, analisti Imer Mushkolaj, iu drejtua deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca duke i thënë se VV po bën luftë të ashpër me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Sipas Mushkolajt, Partia SocialDemokrate duhet të jetë më e afërta për bashkëpunim me Vetëvendosjen.

Ai theksoi se Shpend Ahmeti është votuar pavarësisht që ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

‘’Vetëvendosja po bën luftë të ashpër kundër Shpend Ahmetit pasi u largua, por kjo nuk ju arsyeton të ndërmerrni veprime të tilla. Ju e keni PSD’në si partinë më të afërt dhe nëse e konsideroni njëra tjetrën si armike atëherë unë mendoj që e keni gabim. Nuk mundeni me thonë që Ahmeti ka marrë vota vetëm pse ka qenë pjesë e Vetëvendosjes.’’, tha Mushkolaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test