“Unë jam Rambo i Ballkanit, unë jam më rrotë same...” - Bota Sot
“Unë jam Rambo i Ballkanit, unë jam më rrotë same...”

Aktuale

E shtunë, 20 tetor 2018

“Unë jam Rambo i Ballkanit, unë jam më rrotë same...”

Nga: P.R Më: 14 qershor 2018 Në ora: 06:49
Ramush Haradinaj

Profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave.

Ai, kryeministrin Haradinaj, e ka quajtur Rambo i Ballkanit.

“Shikojeni grafikonin e pagave te Kryeministrave në Ballkan ku trefish më naltë është ngritë Ramush Haradinaj, e nga ajo lartësi po i përqesh të tjerët duke ju thanë: hej ku jeni ju bre mistrecat e vegjël që mezi po ju shohë nga kjo lartësi ku jam, po me dukeni si miza. A po merrni vesh se unë e kam pagën më te madhe se ju, sepse jam më i zoti së ju, ju atje poshtë jeni tucana, unë jam me rrogë më të madhe së sa ju, sepse jam më i mençuri, sepse jam më i dijshëm, sepse jam më i zoti, sepse unë nuk jam si ju qyqana sepse unë jam më rrotë same, unë nuk e vesë askënd kur ja rriti rrogën vetes, se vesë njeriun e gjallë”, shkruan Maxharraj.

“Bile edhe Kushtetuesja nuk guxon më bë zë, ajo ban atë së çka i themë unë së përndryshe shkoj atje i kapi nja nga nja e i qesë përjashta si lepurat. Unë pra jam ai qe vrajë e kthjelli në Kosovë. A morët vesh kush jam unë: Pra unë jam RAMBO qe s'guxon askush me ma prishë tymin e duhanit e as lezetin e rakisë”, përfundon shkrimin e tij, profesor, doktor, Binak Maxharraj.

Image
Grafiku
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test