Pacolli: Zvicra do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën - Bota Sot
Pacolli: Zvicra do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën

Aktuale

Pacolli: Zvicra do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 17:52
Behgjet Pacolli ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Confederatës Zvicrane, Ignazio Cassis

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Confederatës Zvicrane, Ignazio Cassis, ku kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, në interes tëtë dyja vendeve dhe në funksion të kultivimit të mëtejmë të bashkëpunimit me shtetin zvicerran.

“Sot, në kuadër të turneut tim, për të fuqizuar politikën e jashtme të Kosovës, kisha nderin të takohem me Ministrin e Punëve të Jashtme të Confederatës Zvicrane, Dr. Ignazio Cassis. Me Ministrin z. Cassis zhvilluam një bisedë të gjatë ku trajtuam tema aktuale që lidhen me marrëdhëniet tona bilaterale, në interes të vendeve tona dhe ne funksion të kultivimit të mëtejmë të bashkëpunimit me shtetin zvicerran. Zvicra, si gjithmonë do të vazhdojë të mbështetë Kosovën në të gjitha drejtimet, çofshin ato të katakterit ekonomik apo politik”, ka shkruar ai në facebook.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test