Haradinaj nuk e thotë asnjë fjalë për fitoren e madhe të Zvicrës ndaj Serbisë - Bota Sot
Haradinaj nuk e thotë asnjë fjalë për fitoren e madhe të Zvicrës ndaj Serbisë

Aktuale

E hënë, 19 nëntor 2018

Haradinaj nuk e thotë asnjë fjalë për fitoren e madhe të Zvicrës ndaj Serbisë

Nga: N.H Më: 23 qershor 2018 Në ora: 10:21
Ramush Haradinaj

Reagime të shumta pati për ndeshjen e zhvilluar në “Kaliningrad Stadium”, sfidë e vlefshme për Grupin D të Kupës së Botës 2018, mes Serbisë dhe Zvicrës, e cila përfundoi me rezultat 2-1, me dy golat e shënuar nga lojtarët me gjak shqiptar Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Për këtë ndeshje, i pari që reagoi ishte presidenti i vendit Hashim Thaçi, e pastaj edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ministrat, deputetët, partitë politike, si dhe qytetarë të shumtë, por nuk u dëgjua asnjë zë edhe nga i pari i qeverisë aktuale, Ramush Haradinaj.

Pavarësisht tensioneve të ndeshjes, ku ishin tifozët serbë, ata të cilët nisën të parët me provokimet e tyre duke fishkëllyer, e në të njëjtën kohë edhe duke kënduar kore raciste ndaj pesë shqiptarëve të Zvicrës, për gjithë këtë, Haradinaj siç duket nuk e pa të arsyeshme të thotë edhe një fjalë të paktën.

Kujtojmë se i pari që tundi rrjetën nga ana e zviceraneve ishte Granit Xhaka, me një goditje nga rreth 25 metra, që nuk i dha mundësi reagimi portieri kundërshtar, duke realizuar atë që mund të konsiderohet edhe një nga golat më të bukur të këtij kampionati botëror.

Ndërsa, në minutën e fundit, një tjetër futbollist nga Kosova fundosi serbët. Ishte Xherdan Shaqiri, ai që shënoi golin e dytë, gjatë një kundërsulmi, duke i dhënë kështu Zvicrës fitoren 2-1, e cila i afron me raundin e ardhshëm të “Rusi 2018”.

Ndërkohë, e veçanta e natës së mbrëmshme ishin momentet e festimit të golave nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, që festuan me simbolin e shqiponjës dy krenare midis Rusisë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test