“Fillon faza e fundit e shpërbërjes së Republikës së Kosovës” - Bota Sot
“Fillon faza e fundit e shpërbërjes së Republikës së Kosovës”

Aktuale

E shtunë, 17 nëntor 2018

“Fillon faza e fundit e shpërbërjes së Republikës së Kosovës”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 23 qershor 2018 Në ora: 19:33
Hashim Thaçi

Të dielën pritet që të rinisë dialogu në Bruksel për ndarjet e Kosovës dhe Serbisë, i cili do të udhëhiqet nga dy presidentet e këtyre dy vendeve ai i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksadër Vuçiq.

Lidhur më këtë çështje, njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Muhamet Kelmendi ka thënë për “Bota sot” se tema e cila pritet të diskutohet në Bruksel, sidomos Asociacioni ka karakterin e një autonomie të gjerë.

Image
Muhamet Kelmendi

“Në Kushtetutën e Kosovës është përcaktuar se Republika është shtet demokratik, unik dhe i pandashëm. Kjo del nga neni 1, paragrafi i Kushtetutës. Çdo organizim i çfarëdo subjekti, pavarësisht emërtimit, e shkatërron Republikën në karakterin e vetë unik dhe të pandashëm. Ky fakt del edhe nga Marrëveshja mbi Asociacionin e vitit 2013 dhe 2015. Në ato marrëveshje, për çka nesër diskutohet në Bruxel, sidomos Asociacioni, ka karakter të një autonomie të gjerë me kompetenca juridike e ekzekutive”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka thënë se kjo marrëveshje e shkatërron Republikën në bazë dhe detyron ndërrime kushtetuese për të bërë.

“Nuk mund të pranohet ndryshe thënia e Thaçi se duhet të bëjmë kompromise të dhimbshme që dërgojnë edhe te ndërrimet kushtetuese. Mu ky fakt, nëse kështu vazhdon, ndërsa Kuvendi nuk merret urgjentisht me këtë çështje, duke e ndalur këtë veprim të Thaçit, i bënë bashkëpërgjegjës. Por, kjo s'ka rendësi, kundruall shkatërrimit të Republikës. Nga nesër fillon procedura e shpërbërjen se Republikës në bazën e vetë unike dhe të pandarë”, ka theksuar Kelmendi për “Bota sot”.

Më tutje, ai ka shtuar se delegacioni i Kosovës nuk ka rend të ditës për këto bisedime dhe se ka tema të cilat do të duhet që të diskutohen në këtë takim.

“Përndryshe, Kosova dhe delegacioni që udhëhiqet nga Thaçi, nuk ka asnjë rend dite.  Thaçi ka bërë vetëm fjalë bashkë. Në konferencë për shtyp vetëm ka treguar karakterin e vete, pa asnjë bazë të bisedimeve. Fjala njohje reciproke është sikurse njeriu në mjegull. Kosova ka tema të mëdha që duhet të jepen me shtetin serb. Është dëmi, dhuna dhe terrori, përdhunimet dhe gjenocidi. Këto mungojnë. Çka diskutohet? Asociacioni dhe marrëveshjet tjera me shtetin serb. Natyrisht se kështu do të vazhdon, kuptohet, nëse Kuvendi dhe populli i Kosovës nuk e ndal. Rreziqet janë të mëdha dhe mjetet populli i ynë i ka. Populli e ka boten, zgjedhësit e vetë dhe demonstratat e protestat. Ndryshe nuk ndalet e keqja”, ka përfunduar Kelmendi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test