Ish – pjesëtari i SHIK-ut: Në dosjet e UDB-së ka shumëçka kundër UÇK-së, por pse e përmend Thaçin dhe “meritat” e tij...!

Aktuale

Ish – pjesëtari i SHIK-ut: Në dosjet e UDB-së ka shumëçka kundër UÇK-së, por pse e përmend Thaçin dhe “meritat” e tij...!

Nga: N. Sh Më: 25 qershor 2018 Në ora: 10:39
Ilustrim

Ish-pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ashpër ndaj presidentit Hashim Thaçi, pasi ky i fundit është parë në një fotografi gjatë bisedimeve në Bruksel me “duar në xhepa”, pra pa asnjë dokument përpara, ashtu siç shihet në fotografi Aleksandër Vuqiqi i cili kishte disa dokumente, transmeton gazeta “Bota sot”.

Miftari thotë se, pasi dialogut të Brukselit, pasi Serbia të fiton maksimumin prej presidentit Thaçi, do t'i hapë dosjet e UDB-së nga koha e OZNA-s, ku do të ketë gjithçka aty kundër UÇK-së.

Ai shton se, Hashim Thaçi nuk është president i tij pasi nuk është zgjedhur me votën qytetare, por me shantazhe.

Ja postimi i plotë i Miftarit:

"Presednik" si servil i lindur dhe i pa kurrizor siç jeni pos territorit tonë që po ja dhuron Serbisë, mos harro edhe kërkoj edhe falje Serbisë që ska mujt me na vrarë e zhdukur të gjithë neve shqiptarët e Kosovës, kërkoj falje për dhjetëra qindra mijëra viktima shqiptar të vrarë të djegur e të therrun nga ushtria, milicia dhe pushteti serb edhe mos harro kërkoj falje Vuqiqit edhe pse Serbinë e kanë mujt Zviceranet në futboll atje te majka Rusi.

Hashim mos harro se nuk ju shpëton askush se posa ti kryen Serbia bisedat me Kosovën ku nga këto biseda Serbia do të nxjerr fal ndihmës tuaj maksimumin e mundësive territoriale dhe politike kundër Kosovës, menjëherë pas bisedave Serbia do ti hap disa dosje të UDB nga koha e OZNA-s deri te UDB e Stanishiçi e Millosheviqi dhe këto dosje dot jenë plot me suksese e merita kundër UÇK... dhe plot me (Znaqka) të UDB dhe BIA_serbe që i kanë mbajtur brez pas brezi me krenari familjar shumë të afërt tuaj bashk me dosjen tuaj.

Po ju thërras me emër Hashim pasi ju nuk jeni as president i jem dhe as nuk je zgjedh president me votën e lirë të qytetarëve tanë, por jeni zgjedhur president me ndihmën e Beogradit me ndihmen e autoblindav pra me dhunë,me  shantazhe dhe me pazare biznesore duke shitur e falur pasuri të vendit tonë dhe duke falur poste diplomatike sikur një mbret ose pasha turk ....

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat