Haxhiu thotë se në dialogun me Serbinë duhet të marrë pjesë me patjetër edhe opozita

Aktuale

Haxhiu thotë se në dialogun me Serbinë duhet të marrë pjesë me patjetër edhe opozita

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 22:29
Teuta Haxhiu

Teuta Haxhiu, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë së duhet dialoguar me Serbinë.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbështet dialogun, dhe për ne nuk ka rëndësi kush e udhëheqë atë” ka thënë Haxhiu në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Deputetja e koalicionit qeveritar ka thënë se marrëveshja duhet të ratifikohet në Kuvend me shumicën absolute të votave.

“Për ne me rëndësi është cila është marrëveshja, por ajo marrëveshje duhet t’i merr 2/3 e votave”, ka thënë ajo.

Sipas Haxhiut, të gjithë duhet të japin përgjegjësi në këto procese të rëndësishme për Kosovën.

“Askush nuk mundet të vendosë më mbi parimet e shtetësisë”, ka deklaruar ajo, duke kërkuar llogari nga të gjitha subjektet parlamentare.

“Kuvendi nuk duhet t’i ik përgjegjësisë, e as subjektet politike parlamentare”.

Deputetja e AAK-së, ka thënë se trupa që do të merr pjesë në dialogun me Serbinë duhet të jetë e fortë.

“Ekipa që do të udhëheq dialogun me Serbinë duhet të jetë e fortë, dhe duhet të ketë bekimin e Kuvendit”, ka deklaruar më tej Haxhiu duke shtuar se 60% e ekipës duhet t’i takojë opozitës.

“60% e ekipës që do të bisedojnë me Serbinë, duhet t’i takojnë opozitës”, ka thënë deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat