VV dorëzoi në Prokurori kallëzimin penal për rritjen e pagave

Aktuale

VV dorëzoi në Prokurori kallëzimin penal për rritjen e pagave

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 12:22
Albulena Haxhiu

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi në Prokurorinë Themelore, kallëzimin penal për vendimin siç e quajnë ata të padrejtë dhe të paligjshëm të Qeverisë së Kosovës për rritje të pagave të kabinetit qeveritar dhe vetë kryeministrit deri në 100%.

Sipas VV-së, ky vendim brutal tregon më së miri katandisjen e Qeverisë Haradinaj që teksa bënë çdo ditë skandale njëkohësisht rrjep edhe buxhetin e varfër të vendit për të shtuar luksin qeveritar karshi qytetarëve që varfërohen gjithnjë e më shumë.

Anëtarja e kryesisë dhe deputetja, Albulena Haxhiu duke folur për këtë vendim, përmendi edhe kundërshtimin e vazhdueshëm të këtij vendimi nga Lëvizja, që e ka dorëzuar atë nëpër shumë institucione përkatëse të Republikës së Kosovës.

“Që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur është marrë ky vendim skandaloz ne e kemi kundërshtuar dhe e kemi cilësuar si të paligjshëm sepse konsiderojmë si të jashtëligjshme që Qeveria me anë të një vendimi të tillë t’ia rritë pagën vetës.  Mirëpo, këtë vendim e kemi dërguar në disa institucione të Republikës së Kosovës  si Gjykata Kushtetuese, që nxori vendim të padrejtë, por edhe në Agjensionin Kundër Korrupsion, që ka vlerësuar se rritja e pagave përbënë konflikt interesi”, tha Haxhiu.

Ajo po ashtu theksoi se vendimi i Qeverisë së Kosovës, përveç Kodit Penal, shkel edhe një numër të madh ligjesh si ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, ligjin për menaxhimin e financave publike dhe ligjin për buxhetin e vitit 2018.

Për Lëvizjen Vetëvendosje, ky vendim mbetët i papranueshëm për faktin se, përpos që shkel ligjin, Qeveria e Kosovës ende nuk bërë asnjë hap në drejtim të zhvillimit të vendit ndërkohë që gjendja sociale është jashtëzakonisht e rëndë.

Vetëvendosje padit kryeministrin e 17 zyrtarë për rritjen e pagave

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendojse, Albulena Haxhiu, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj dhe 17 zyrtarëve të lartë, zëvendëskryeministra e ministra, të përfshirë në procesin e marrjes së vendimit për rritjen e pagave, në fund të vitit të kaluar.

Deputetja Haxhiu ka thënë se tashmë pas marrjes së pagave nga këta zyrtarë kjo paraqet konflikt interesi dhe ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë mënyrën se si ka ndodhur rritja e pagave. Ajo ka përsëritur qëndrimin se vendimi për rritjen e pagave është e papranueshëm dhe në kundërshtim me Ligjin për pagat. Haxhiu ka paralajmëruar edhe mundësinë e kallëzimeve penale edhe ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët e kanë votuar si të pabazuar ankesën e VV-së për rritjen e pagave nga Qeveria.

Albulena Haxhiu ka thënë se Vetëvendojse nuk është kundër rritjes së pagave për sistemin e drejtësisë, por kjo duhet të bëhet sipas Ligjit për pagat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat