Haradinaj s’e din pse Limaj dhe ministrat e tij munguan në mbledhjen ku raportoi Thaçi

Aktuale

Haradinaj s’e din pse Limaj dhe ministrat e tij munguan në mbledhjen ku raportoi Thaçi

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 15:20
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka idenë pse ministrat e Nismës Socialdemokrate bashkë me kreun e tyre zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj munguan në mbledhjen e Qeverisë, ku raportoi presidenti i vendit Hashim Thaçi, rreth procesit të dialogut me Serbinë.

Kreu i ekzekutivit i pyetur nëse ka qenë i njoftuar për këtë bojkot, theksoi se vendimi është marrë dje që kreu i shtetit të raportojë në Qeveri, prandaj nuk e  din pse munguan.

Haradinaj: E pash që munguan disa ministra, por s’e di pse

“Nuk e di për besë se takimi është thirrur dje për sot, pra dje kemi marrë vendim. E pash që munguan disa ministra por ka raste kur mungojnë”, tha Haradinaj.

Madje, kreu i ekzekutivit shtoi se me shpesh rrinë mes vete ministrat e Nismës dhe PDK-së se sa me të.

Haradinaj: Ata rrinë më shpesh bashkë se me mua

“Nuk më ka thënë dikush diçka, po mendoj Sekretariati e bën ftesën, por s’kam pasur...Për besë iu kam thënë edhe një ditë ata komunikojnë shumë mirë mes veti dhe rrinë më shpesh mes veti se me mua”, u shpreh ai.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj bashkë me ministrat e partisë së tij, Skënder Reçica, Bajram Hasani dhe Shyqiri Bytyçi, munguan në mbledhjen e Qeverisë ku raportoi presidenti Hashim Thaçi rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Thaçi ftoi  të gjitha partitë që t’i bashkohen këtij procesi.

Haradinaj komenton bojkotin ministrave të Nismës, ndaj Hashim Thaçit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka arsyetuar mungesën e ministrave të Nismës Social Demokrate në mbledhjen e qeverisë në të cilën ka raportuar presidenti Hashim Thaçi lidhur me takimin e mbajtur të dielën në Bruksel.

Ai tha se nuk është në dijeni pse ata nuk kanë ardhur në mbledhje të qeverisë, mirëpo ka thënë se takimi është thirrur.

“Takimi është thirr dje për sot, e pashë që munguan disa ministra. Por nuk na ka thënë ndonjë njoftim”, tha ai.

Këto komente ai i ka bërë në konferencën për media me Paolo Alli, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat