Të rinjtë në LDK kanë shumë për të mësuar nga të vjetërit e partisë

Aktuale

Të rinjtë në LDK kanë shumë për të mësuar nga të vjetërit e partisë

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 12:11
Të rinjtë në LDK kanë shumë për të mësuar nga të vjetërit e partisë

Lutfi Haziri e Agim Veliu po sillen si lider të LDK’së. Po kritikojnë e disiplinojnë anëtarët e partisë kur po deklarohen në media. Lumir Abdixhiku e Driton Selmanaj janë zyrtarët e rinj të LDK’së që janë disiplinuar dhe kritikuar nga udhëhqja e LDK’së.

Lumir Abdixhikut mund t’i kushtojë një deklaratë që ka dhënë për Express ku kërkon ndihmën e partive tjera për ta ndalur Hashim Thaçin në dialogun me Serbinë dhe për ta rrëzuar Qeverinë e Ramush Haradinajt.

Kjo për shkak se Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, i ka reaguar duke i thënë se ndihmën e vetme duhet kërkuar te LDK’ja e jo partitë tjera.

“Ndërkaq, duke marrë shkas nga një lajm në media se ‘LDK po kërkon ndihmë’, po ju them juve që keni nevojë për ndihmë që të mësohuni ku duhet ta lypni adresën. Ajo është LDK e jo tek partitë tjera”, ka thënë Haziri, në reagim.

Ky nuk është reagimi i parë i zyrtarëve të LDK’së që u reagojnë të rinjve të partisë.

Agim Veliu i pati reaguar Driton Selamanjt, kur ky i fundit ftoi Shpend Ahmetin në LDK.

Veliu kishte thënë se partisë së tyre i bashkëngjiten njerëzit që kanë frymë të njëjtë me ta, ndërsa kjo nuk bëhet me ftesa nëpër studio televizive

Ndërkohë, Lutfi Haziri i kishte reaguar edhe Vjosa Osmanit, e cila kishte folur për dialogun me Serbinë.

Deputetja e LDK’së Vjosa Osmani, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, kritikoi një deklaratë të presidentit të vendit Hashim Thaçi i cili tha se “Unë dhe Vucic jemi liderët e duhur për paqe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat