LB për bisedimet: Mentaliteti ynë është disfatist, na duhet mentalitet fitimtari

Aktuale

LB për bisedimet: Mentaliteti ynë është disfatist, na duhet mentalitet fitimtari

Nga: N. Sh Më: 3 korrik 2018 Në ora: 10:47
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel

Lëvizja për Bashkim thotë se një prej problemeve të mëdha sa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi është qasja totalisht defensive e subjekteve politike, pozitë e opozitë, në Kuvendin e Kosovës, ndaj bisedimeve e ndaj Serbisë.

“Kjo qasje reflektohet në shprehjet si: pasoja nga bisedimet, kushte për Serbinë, kompromise të domosdoshme, vija të kuqe ndaj Serbisë etj. Pra, krejt energjia e tyre orientohet në atë se si të mbrohemi prej Serbisë. Mentaliteti ynë nuk guxon të jetë mentalitet i tillë disfatist. Mentaliteti ynë duhet të jetë mentalitet fitimtari. Energjia jonë do të duhej të orientohej në atë se si të fitojmë në raport me Serbinë e jo si të mbrohemi prej saj”, thotë Lëvizja për Bashkim në një shkrim të publikuar në facebook.

Lëvizja për Bashkim me kohë e ka përjashtuar këtë qasje ndaj problemit shqiptaro-serb.

“Duke qenë se Serbia është në proces të integrimeve evropiane dhe ky proces është i lidhur me normalizimin e raporteve me Kosovën, me pak kreativitet ne kemi mundur e mundemi që situatën ta kthejmë në favorin tonë. Ne, që ne fillim është dashur të pozicionohemi më mirë, duke u sjellë si shtet. Në vend se të flasim vetëm për temën e serbëve në Kosovë, për të cilën interesohet Serbia, do të duhej të insistonim që të flisnim edhe për temën e shqiptarëve në Kosovën Lindore, si interes i Kosovës, si shtet. Atëherë do të krijonim balancë në tema dhe problemet do të zgjidheshin duke u bazuar në parimin e reciprocitetit”, përfundon shkrimin Lëvizja për Bashkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat