Apeli lë në fuqi aktakuzën për arratisjen e Sami Lushakut nga QUKUK-ja

Aktuale

Apeli lë në fuqi aktakuzën për arratisjen e Sami Lushakut nga QUKUK-ja

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 18:33
Sami Lushtaku

Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtjes për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave dhe ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin e të akuzuarve për arratisjen nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), të ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Kjo është bërë e ditur nga vetë zyra për informim e kësaj gjykate përmes një njoftimi për media.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur sipas ankesave, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 05.04.2018, me anë të te cilit ishin refuzuar si të pa bazuara ankesat e 23 të akuzuarve për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave”, thuhet në njoftimin për media.

Në mesin 23 të akuzuarve ka persona të akuzuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, arratisje të personit të privuar nga liria, lehtësim i arratisjes, lirim të jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria, pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal, etj.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 5 prill të këtij viti, ka refuzuar kërkesat e mbrojtjes për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, në rastin e të akuzuarve për arratisjen nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), të ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

“Gjykata e Apelit e Kosovë, vlerëson se Gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejt kur i ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të pandehurve për hedhjen e aktakuzës si të pabazuar, në bazë të nenit 249 par.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, meqenëse nuk paraqiten asnjë nga rrethanat e parapara në nenin 250 par.1 nënpar.1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4  të  këtij kodi”, thuhet në njoftimin e Apelit. aArratisja e ish-kryetarit të Skenderajt sipas organist akuzues pati ndodhur në maj të vitit 2014, derisa Lushtaku po merrte trajtim shëndetësor, në kohën kur ai ndodhej në paraburgim në rastin “Drenica”. Përveç Sami Lushtakut akuzohen edhe djali i tij, Mërgim Lushtaku, si dhe Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sami Gjoka, Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj, Ismet Haxha, Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Sheremet Jashari, Bajram Dibrani, Dardan Geci, Mervete Hasani-Lushtaku, Ba shkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, Ylber Blakaj, Gëzim Ahmetaj dhe Xhevdet Zena. Në seancën e mbajtur në dhjetorin e vitit të kaluar, Sami Lushtaku dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohen.

 Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohet për disa vepra penale “arratisje e personit të privuar nga liria”, “pengim të dëshmisë apo procedurës zyrtare si dhe frikësim gjatë procedurës zyrtare” si dhe “për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal”. /KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat