Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Drita Millaku thotë se derisa Presidenti Hashim Thaçi nuk e ka legjitimitetin dhe aftësinë për të dialoguar me Serbinë, ai mund të ndalet vetëm nga opozita e bashkuar.
“Vetëm bashkimi i opozitës mund ta ndal Thaçin. Ky njeri nuk e ka legjitimitetin as aftësinë për të dialoguar me Serbinë. Shumë mirë e dimë se si është zgjedhur president me vota të blera dhe të kontrabanduara”, thotë ajo.
Mirëpo, deputetja Millaku ka një shqetësim rreth LDK-së, që sipas saj ka zëra që nga kjo parti po e përkrahin Presidentin Thaçi.
“Megjithatë është shumë shqetësuese se si në LDK ka zëra për përkrahjen e Thaçit. Kjo LDK është as mish as peshk”, thekson Millaku.