Sindikalistët e arsimit kërkojnë nga ministri përmbushjen e kërkesave - Bota Sot
Sindikalistët e arsimit kërkojnë nga ministri përmbushjen e kërkesave

Aktuale

E mërkurë, 17 tetor 2018

Sindikalistët e arsimit kërkojnë nga ministri përmbushjen e kërkesave

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 15:33
Sindikalistët e arsimit

Udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë janë takuar me ministrin e Arsimit Shyqiri Bytyqi me të cilin kanë diskutuar për Ligjin për Pagat.

Në këtë takim SBASHK-u ka ngritur edhe një herë pakënaqësitë dhe kundërshtimet lidhur me Ligjin e pagave  duke rikujtuar se është i papranueshëm vendi në radhitjen që i është bërë  punëtorëve të arsimit në tabelorin e këtij Ligji.

“SBASHK-u ka kërkuar që ministri Bytyqi dhe kabineti i tij të angazhohen me ngulm që kërkesat e argumentuara të SBASHK-ut të përfillen  nga Ministria e Administratës Publike  në mënyrë që punëtorët e arsimit të kenë vend meritor  në këtë radhitje”, thuhet në  një komunikatë të SBASHK-ut. 

Kryetari i SBASHK-ut i ka kujtuar  edhe një herë ministrit Bytyqi se nëse kjo çështje nuk përfillet dhe nuk veprohet për përmirësimin e lëshimeve në Ligjin për pagat, atëherë SBASHK-u do të veprojë duke respektuar zërin e punëtorëve të arsimit dhe se viti i ri shkollor do ta gjejë në grevë të përgjithshme tërë sistemin arsimor të Kosovës. 

“Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj  edhe në takimin e sotëm me ministrin Bytyqi  ka ripërsëritur shqetësimin e ngritur nga mësimdhënës të arsimit të mesëm të lartë lidhur me paralajmërimet nga disa DKA se do të nis së zbatuari Udhëtimi Administrativ 6/2015  e që ka të bëj me shpalljen e konkursit për  vendet e punës për të gjithë ata që deri në përfundim të vitit shkollor 2017/2018 nuk kanë arritur te titulli master për lëndët e tyre. Kryetari Jasharaj i ka thënë ministrit se është e padrejtë dhe e papranueshme të veprohet sipas atij Udhëtimi Administrativ  sepse mësimdhënësve në arsimin e mesëm të lartë nuk u është krijuar mundësia që të ndjekin programet adekuate për të marrë titullin master”, thuhet në komunikatë.

Siq thuhet në komunikatë Bytyqi është përgjigjur se nuk ka vend për shqetësim pasi në MASHT është formuar komisioni që do ta analizojë Udhëzimin e përmendur dhe do të  zgjas afatin  duke u dhënë mundësi të punësuarve në arsimin e mesëm të lartë të vazhdojnë me ngritjen profesionale për të arritur te titulli master. Ai ka shtuar se këto afate nuk mund të shtyhen në pafundësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test