Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka kërkuar sot falje kryeministres së Serbisë Ana Brnabiq për shkak të arrestimit në mëngjesin e sotëm të pesë serbëve në rajonin e Gjilanit, thotë të ketë marrë vesh nga burimet e veta mediat serbe.
Sipas burimeve që kjo gazetë thotë t’i ketë, Haradinaj në margjina të samitit në Londër ka kërkuar që të takohet me Bërnabiqin e cila në fillim e kishte refuzuar.
Por, thotë medium serb, me insistimin këmbëngulës të delegacionit nga Kosova, takimi u mbajt pasi që delegacioni kishte kërkuar që vetë Haradinaj të sqaronte çfarë kishte ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë së Kosovës.
Takimi kishte zgjatur dy minuta e Haradinaj ka kërkuar falje për atë kishte ndodhur sot në Gjilan.
Bërnabiq gjoja ke qenë e përmbajtur ndërsa pasi kishte kërkuar sërish falje, Haradinaj ka thanë se as vetë nuk ishte i njoftuar me detajet.