Masakra e Srebrenicës, dënimi i kriminelëve shëron dhembjen e familjarëve - Bota Sot
Masakra e Srebrenicës, dënimi i kriminelëve shëron dhembjen e familjarëve

Aktuale

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Masakra e Srebrenicës, dënimi i kriminelëve shëron dhembjen e familjarëve

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 14:09
Hashim Thaçi

Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të heqë dorë nga kërkimi i së vërtetës dhe dënimi i kryerësve të këtyre masakrave.

Kështu ka thënë sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e  23-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat kriminale serbe vranë mijëra civilë të pafajshëm boshnjakë.

Kreu i vendit tonë tha se masakra e Srebrenicë është më e madhja pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë, ku fëmijë, gra e burra u vranë egërsisht, andaj vetëm njohja e së kaluarës dhe dënimi i kryerësve të gjenocidit, do të shërojë plotësisht dhembjen e familjarëve të tyre.

“Masakra e Srebrenicës, 23 vjet më parë, fatkeqësisht nuk e ndali regjimin e Millosheviqit të kryejë masakra të tjera në Kosovë, me përmasa të një gjenocidi të ri. Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të heqë dorë nga kërkimi i së vërtetës dhe dënimi i kryerësve të këtyre masakrave”, shkruan presidenti Thaçi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test