Lutfi Haziri tregon versionin e tij për çmimin e pranuar nga Donald Trump - Bota Sot
Lutfi Haziri tregon versionin e tij për çmimin e pranuar nga Donald Trump

Aktuale

Lutfi Haziri tregon versionin e tij për çmimin e pranuar nga Donald Trump

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 22:34
Lutfi Haziri

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar i Gjilanit, ka folur edhe për çmimin që u raportua se ai ka pranuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ambasada amerikane thotë se ai person nuk përfaqëson qeverinë amerikane, që kjo është e vërtet. Jam nominuar nga organizata të caktuara, jam njoftuar për nominim. Ka të bëj me një bord të Shtëpisë së Bardhë, i cili sipas rekomandimeve aprovon mirënjohjet formale dhe joformale që jepen për aktivitete të caktuara”, deklaroi ai.

Në “Debat Plus” ai ka thënë se posedon edhe certifikata tjera nga guvernatorë amerikanë, që u jepen shtetasve amerikanë.

“Unë kam certifikatë që jep guvernatori i shtetit të caktuar për shtetas amerikanë, me tituj amerikanë, që na kanë dhënë jo vetëm mua por gjithë delegacionit prej dhjetë vetash, gjatë vizitës te ai guvernator”, tha Haziri duke treguar se ai vetë nuk ka nënshtetësi amerikane.

I pari i Gjilanit ka thënë se ambasada amerikane është duke e zbardhë gjithë procesin, nëse ka pasur ndonjë parregullsi.

“Nominimin nuk kam pasur të drejtë të refuzoj, por jam në pritje të vendimit të bordit për të konfirmuar legjitimitetin e këtij procesi, por unë nuk e kam kërkuar këtë çmim, nuk mund të refuzoj diçka që më kanë sjellë në shtëpi”.

I bindur se çmimi që ka pranuar është legjitim, nënkryetar i LDK-së ka mohuar të ketë paguar para
“Nuk kam paguar asnjë centë, dhe besoj se është një çmim legjitim”, deklaroi Lutfi Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test