Thaçi: S’do të ketë kurrë amnisti për ata që kanë kryer krime në Kosovë - Bota Sot
Thaçi: S’do të ketë kurrë amnisti për ata që kanë kryer krime në Kosovë

Aktuale

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Thaçi: S’do të ketë kurrë amnisti për ata që kanë kryer krime në Kosovë

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 13:29
Hashim Thaçi

Ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit, kanë organizuar spastrime etnike, kanë vrarë e dhunuar, nuk do të amnistohen në asnjë rrethanë.

Kështu ka deklaruar Presidenti i vendit Hashim Thaçi, derisa sa ka thënë se të gjitha ata që kanë kryer krime lufte në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë sa më shpejt që është e mundur.

Tashmë kur brenda disa ditëve do të mbahet takimi i dytë i fazës finale të dialogut me shtetin serb, Presidenti Thaçi ka deklaruar se kjo fazë do të prodhojë njohjen reciproke.

Thaçi: Nuk do të ketë amnisti për ata që kanë kryer krime

"Ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit, kanë organizuar spastrime etnike, kanë vrarë mbi 15 mijë civil shqiptarë në Kosovë, kanë kryer mbi 400 masakra ndaj popullatës shqiptare, kanë dhunuar mbi 20 mijë femra shqiptare, në asnjë rrethanë nuk do të ketë amnisti. Ata duhet të ballafaqohen me drejtësinë, duhet të ballafaqohen sa ma shpejt që është e mundur. Kështu që për njerëzit që kanë kryer krime lufte dhe kanë organizuar spastrimin etnik në asnjë rrethanë nuk do të ketë amnisti", tha ai.

Thaçi ka thënë se shteti i Kosovës ka vijë të kuqe në këtë proces, sipas tij vija e kuqe është që ky proces duhet të përmbyllet me njohje të shtetit të Kosovës nga ai i Serbisë.

Thaçi: Procesi duhet të përfundoj me njohje reciproke

"Për shtetin e Kosovës ekziston vijë e kuqe e qartë, ky proces duhet të përmbyllet me marrëveshje përfundimtare, marrëveshje finale, historike të njohjes nga Serbia për shtetin e Kosovës. Asnjë marrëveshje tjetër nuk e ka ndonjë vlerë apo ndonjë marrëveshje e përkohshme eventuale që do të mundet. Pra, marrëveshja do të jetë finale dhe e njohjes reciproke", tha ai.

Ekipi negociator përbëhet nga presidenti, kryeparlamentari, kryeministri dhe liderët e partive politike që janë pjesë e koalicionit qeverisës, por jo edhe partitë opozitare.

Mos përfshirjen e opozitës në këtë proces, Presidenti Thaçi e komenton duke thënë se në këtë fazë të gjithë duhet të marrin përgjegjësi, por edhe për auksesin të marrin kredi.

Thaçi: Të gjithë duhet të kalojnë mbi interesat partiake

"Tani kemi edhe kushtëzimet nga Bashkimi Evropian se pa fqinjësi të mirë, pa raporte korrekte të njëri-tjetrit nuk do të ketë as të ardhme evropiane. Prandaj, zhvillimet lokale apo mund të them disponimet populiste me karakter elektoral nuk do të mund të ndikojnë në agjendën shtetërore dhe nuk është në interes që të ndikojnë dje të gjithë duhet të kalojnë mbi interesat partiake, ato elektorale. Kosova e ka përvojën e tillë edhe në Rambuje, edhe në procesin e Vjenës të bashkëpunimit dhe sa herë që kemi bashkëpunuar kemi qenë unik, kemi fituar. Unë i besoj këtij procesi se do të përmbyllet me njohje de facto dhe de juro nga Serbia për shtetin e Kosovës. Është koha që të gjithë për të marrë përgjegjësi, po në të njëjtën kohë në fazën përfundimtare edhe kreditë", tha presidenti Thaçi.

Ndonëse më 18 korrik do të mbahet takimi, Presidenti tha se ende nuk dihet se çka do të diskutojnë.

"Vazhdimisht diskutohet për implementimin e marrëveshjeve të arritura më herët, por më datën 18 do të jetë takimi i dytë i radhës i fazës finale për arritjen e marrëveshjes në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Ende nuk  kemi ndonjë substancë në tavolinë për të diskutuar, por natyrisht se do të kemi një orientim për kornizimin e vijave të përgjithshme të këtij procesi dhe për të diskutuar për hapa dhe për dinamikën e mëtutjeshme që do të vazhdojë as pushimeve verore", tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test