Ministri i brendshëm në Serbi, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se arrestimi i serbëve në Gjilan, është presion ndaj tyre për ta pranuar formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Serbët që jetojnë në Kosovë nuk duan ta formojnë Ushtrinë, apo ndonjë strukturë tjetër që nuk parashihet me rregulloret ndërkombëtare apo rezolutën e OKB-së”, deklaroi ministri serb.
Kësaj, deklarate nuk i ka dhënë përgjigje Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, e cila për gazetën “Bota sot” nuk është përgjigjur edhe pse kemi kontaktuar edhe me ministrin Bejtush Gashin.
Mirëpo, një kunërpërgjigje ka dhënë Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami.
Islami për gazetën “Bota sot” thotë se, lufta speciale e Serbisë nuk ka të ndalur duke i përdorur edhe serbët lokal në Kosovë kundër transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, në Forca të Armatosura, apo në krijimin e ushtrisë.
“Lufta speciale dhe diplomatike e Serbisë ndaj Kosovës, tash vec ka kalue në teren. Serbët lokal po i perdor? “Mish per top”, kjo e fundit është duke i përdorë edhe pjesëtarët e FSK-së për bllokimin e transformimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, nuk janë duke lanë “gurë pa e lëkund” vetëm të paraqes Kosovën te bashk?sia nderkombetare se, vend ynë si vend jo stabil dhe se kinse Ushtria e Kosovës “e rrezikon sigurinë e rajonit dhe më gjerë”, thotë Islami.
Sipas Islamit, ushtria e Kosovës duhet të formohet sa më shpejt, pasi që Serbia mbetet armiqësore dhe nuk ndryshon.
“Institucionet e Kosoves duhet të punojnë fort që sa më parë të bëhen ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme të ligjit mbi FSK-në dhe të bëhet transformimi i saj në FAK sepse Serbia ishte, është dhe do të mbetet armiqësore gjithmonë, ajo do të mbetet e njëjta, vetem format do ti ndryshoj”, përfundon Avni Islami.
Ndryshe 5 serbët u arrestuan të martën në Gjilan për shkak të presionit ndaj serbëve që të largohen nga FSK-ja.