Ferati: Kosovës i duhet ekip i unitetit për fazën finale të dialogut - Bota Sot
Ferati: Kosovës i duhet ekip i unitetit për fazën finale të dialogut

Aktuale

E premte, 16 nëntor 2018

Ferati: Kosovës i duhet ekip i unitetit për fazën finale të dialogut

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 22:45
Sadri Ferati

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Sadri Ferati, ka shprehur nevojën e krijimit të një ekipi të unitetit për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

Në një intervistë dhënë për media, ai ka thënë se ky ekip i unitetit duhet të jetë vendimmarrës dhe anëtarët e tij duhet të jenë të barabartë.

Sipas Feratit, subjektet politike duhet të gjejnë një konsensus rreth këtij procesi ani pse ka pranuar se një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë për shkak të humbjes së besimit në mes të subjekteve politike.

Ferati ka bërë me dije se të gjitha subjektet politike duhet ta marrin përgjegjësinë që u takon në këtë proces të dialogut me Serbinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test