Delawie: Injoroni lajmin e rrejshëm, nuk fola për çështjen e territoreve - Bota Sot
Delawie: Injoroni lajmin e rrejshëm, nuk fola për çështjen e territoreve

Aktuale

E martë, 23 tetor 2018

Delawie: Injoroni lajmin e rrejshëm, nuk fola për çështjen e territoreve

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 13:50
Greg Delawie

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka reaguar pas një interviste të dhënë mbrëmë në Rubikon ku ishte cituar të ketë thënë se: ”SHBA nuk e mohon se në Bruksel do të flitet për territore, ua lë këtë palëve”.

Delawie përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ky është një lajm i rremë duke kërkuar që ta injorojmë.

Ai mohon të ketë thënë këtë deklaratë.

"Injoroni lajmin e rremë. Ja se çfarë kam thënë, “Kosova duhet të kuptojë se cilat janë qëllimet e saj, ajo duhet të përpiqet të arrijë një lloj konsensusi mbi këto qëllime dhe kjo është ajo që unë po përqendrohem tani”, ka shkruar Delawie.

Tutje ai ka publikuar versionin e plotë të intervistës së tij. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test