Ministri Lekaj: Autostrada e Prishtinë - Gjilan do të përfundojë në kohë rekorde - Bota Sot
Ministri Lekaj: Autostrada e Prishtinë - Gjilan do të përfundojë në kohë rekorde

Aktuale

E martë, 16 tetor 2018

Ministri Lekaj: Autostrada e Prishtinë - Gjilan do të përfundojë në kohë rekorde

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 15:42
Pal Lekaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, i vizitoi punimet në autostradën Prishtinë-Gjilan

Sot, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, i vizitoi punimet në autostradën Prishtinë-Gjilan, me qëllim që të sigurohet se puna në këtë projekt po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë.

Gjatë inspektimit të punimeve ministri Lekaj ka thënë se kjo autostradë do të përfundojë në kohë rekorde dhe sipas dinamikës së paraparë me kontratë. Lekaj po ashtu ka thënë se sa i përket Ministrisë së Infrastrukturës të gjitha procedurat dhe punët janë kryer dhe se dinamika e punëve është e kënaqshme në këtë fazë të projektit.

Lekaj duke e vizituar trasenë përgjatë tërë projektit ka takuar edhe banorët të cilët janë pronarë të tokave bujqësore, e të cilët kanë treguar mirëkuptim me qëllim të vazhdimit të punimeve edhe në ato pak segmente ku ka pengesa nga pronarët e tokave.

Ministri Lekaj tha se qeveria Hradainaj është e vetmja qeveri që i ka filluar së ndërtuari gjashtë autostrada në të njëjtën kohë dhe të cilat krahas shumë projekteve tjera janë ndër projektet që do t’ia ndryshojnë pamjen dhe perspektivën vendit tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test