Profesori i shkencave islame: Mos bëni gara në ndërtimin e faltoreve, ndërtoni fabrika - Bota Sot
Profesori i shkencave islame: Mos bëni gara në ndërtimin e faltoreve, ndërtoni fabrika

Aktuale

E diel, 21 tetor 2018

Profesori i shkencave islame: Mos bëni gara në ndërtimin e faltoreve, ndërtoni fabrika

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 16:58
Xhabir Hamiti

Një nga profesorët e Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti ka bërë një thirrje të hapur lidhur me ndërtimet e faltoreve në Kosovë.

Sipas tij kombi ynë sot, krahas faltoreve të domosdoshme për besimtarët, ka më shumë nevojë për hapjen e ndonjë laboratori shkencor apo fabrika të prodhimit të cilat ndihmojnë përmirësimin e mirëqenies sociale për qytetarët.

Hamiti ka thënë se faltoret na duhen si të domosdoshme, por jo edhe nga dy brenda dy lagjeve të një fshati.

Postimi i plotë:

A bënë t’i lusim “humanitarët” e vendeve islame, por edhe të krishtera të ndalojnë që edhe më tutje të bëjnë garime në ndërtimin e faltoreve në mesin tonë.
Trojet tona dhe kombi ynë sot, krahas faltoreve të domosdoshme për besimtarët, është më se i nevojshëm për hapjen e ndonjë laboratori shkencor, instituti të hulumtimit apo fabrika prodhimi të cilat do të ndihmonin në përmirësimin e mirëqenies sociale për qytetarët tanë.
Varfëria dhe mungesa e përspektivës zbehë dhe vë në rrezik edhe lidhjen e besimit me Zotin.
Fjala e urtë arabe thotë: “ Varfëria pothuajse të shpie në mosbesim”.
Ndërsa ne shqiptarët themi: “Varfëria të qonë në derë armikut”.
Faltoret na duhen si të domosdoshme, por jo edhe nga dy brenda dy lagjeve të një fshati, e të cilat nuk mbushen asnjëherë me besimtarë, qoftë edhe në ditët e shënuara festive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test