“Në historinë moderne, qeveria Haradinaj është më e dobëta”

Aktuale

“Në historinë moderne, qeveria Haradinaj është më e dobëta”

Nga: N. Sh. Më: 24 korrik 2018 Në ora: 09:03
Ramush Haradinaj

Analisti politik, Artan Murati, thotë se koalicioni i tanishëm qeverisës është më i dobëti në historinë moderne të Kosovës, ndërsa opozita më e forta.

Ai thotë se, arroganca e koalicionit qeverisës ndaj opozitës është lehtë e ndëshkueshme me bllokim të Kuvendit, por, sipas tij, faturën e bllokimit po e paguajnë qytetarët, shkruan gazeta “Bota sot”.

“Dy fakte tanime te ditura: koalicioni qeverises eshte me i dobeti ne numra ne historine moderne te politikes së Kosovës, kurse opozita nder me te fortat ne numra por me te dobetat me veprime konkrete.

Besoj qe tanime koalicioni qeverises e di qe pa opoziten nuk mund te kalohet as nje ligj i thjeshte, e lere me te trajtohen temat e medha te vendit. Arroganca e koalicionit qeverises ndaj opozites eshte lehte i ndeshkueshem, me bllokim te Kuvendit, ashtu sic po ndodhe sa e sa here. Mirepo, faturen e bllokimit te Kuvendit po e paguajne qytetaret e vendit, jo partite ne koalicionin qeverises.

Nese opozita deshiron te dergoj mesazh te qarte, sigurohuni qe i keni 61 nenshkrime. Secili veprim tjeter do te prodhoj kunderefekt”, shkruan Murati në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat