Xhavit Haliti kujton Adem Demaçin me një foto të rrallë

Aktuale

Xhavit Haliti kujton Adem Demaçin me një foto të rrallë

Nga: D.RR Më: 27 korrik 2018 Në ora: 19:12
Xhavit Haliti

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka kujtuar figurën e Adem Demaçit i cili vdiq dje pas një sëmundje të gjatë.

Me një foto të rrallë, Haliti shkruan se Adem Demaçin e kishte si udhërrëfyes dhe tregon pjesëmarrjen e tij me Demaçin në tubime e protesta, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë:

Adem Demaçin e kisha jo vetëm idol e udhërrëfyes, por e kisha fatin që edhe të bashkëveproja me Të për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Në këto ditë dhimbjeje, por edhe krenarie, më kujtohet turneu i parë nëpër vende të ndryshme të Evropës Perëndimore. Bashkë me Bacën takuam diasporën politike, bizneset e shqiptarëve dhe bëmë përpjekje maksimale për t'i bashkuar. Njëkohësisht morëm pjesë në shumë tubime e protesta, takuam zyrtarë të Amnesty Internacional, kryeministra, ministra e deputetë të vendeve të BE-së.
Zyrtarët nga Amnesty Internacional i falenderonte për mbështetjen e dhënë gjatë kohës sa qëndroi në burgje; diplomatëve ju kërkonte mbështetje për pavarësinë e Kosovës; diasporës politike i kërkonte bashkimin; bizneseve u kërkonte bashkim e fuqizim përmes bashkimit të kapitaleve.
Thjesht, Baca ishte i jashtëzakonshëm!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat