LDK bojkoton ceremoninë për Adem Demaçin

Aktuale

LDK bojkoton ceremoninë për Adem Demaçin

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 10:56
Ceremonia komemorative për Adem Demaçin

Figurat kryesore politike shqiptare ishin të pranishëm në sheshin “Skënderbeu”, me rastin e ceremonisë përkujtimore kushtuar Adem Demaçit.

Mirëpo, kjo ceremoni është bojkotuar nga partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës. Asnjë përfaqësues i kësaj partie nuk ishte i pranishëm në ceremoni.

Ishte nënkryetari i komunës së Klinës nga radhët e LDK-së, Besim Hoti i cili thumboi Adem Demaçin. Madje, për këtë status ai mori përkrahjen edhe nga dy deputetët, Naser Rugova dhe Armend Zemaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat