Kush mori pjesë në varrimin e Adem Demaçit nga LDK-ja?

Aktuale

Kush mori pjesë në varrimin e Adem Demaçit nga LDK-ja?

Nga: D.RR Më: 28 korrik 2018 Në ora: 15:59
Pamje nga varrimi i Adem Demaçit

Është raportuar se asnjë përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nuk ishte i pranishëm me rastin e ceremonisë përkujtimore kushtuar Adem Demaçit.

Ashtu po del edhe të jetë, perveç një zyrtares së LDK-së, Vlora Dumoshi e cila ishte prezent në varrimin e Demaçit, ku postoi në Facebook një foto nga varrimi dhe disa vargje përkujtimi.

“Lamtumirë baca Adem! Mbi gjysmë shekulli bashkë me ty për të njëjtin ideal! Patem fatin si familje Dumoshi të rreshtohemi në rrugën e përbashkët për lirin e vendit. Qëndrove i pathyeshëm u përballe me shumë stuhi që e përcollën kombin tonë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar ajo, përcjell "Bota sot".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat