LDK shpreh ngushëllime për regjisorin Lumi

Aktuale

LDK shpreh ngushëllime për regjisorin Lumi

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 10:49
Bekim Lumi

Në emër të Këshillit të Ekspertëve të LDK-së, Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisorit  Bekim Lumi.

“Pikëllues lajmi për shkuarjen në amshim të regjisorit Bekim Lumi. Shfaqjet e tij ishin hapat e parë në modernizimin e teatrit kosovar. Mungesa e tij do të jetë e pazëvendësueshme në botën e artit dhe shoqërisë kosovare.Këshilli i Ekspertëve për Kulturë, Rini e Sport i LDK-së ka qenë i nderuar që ka pasur në mesin e vetë një personalitet të tillë si Profesori i Akademisë së Arteve, Bekim Lumi”, ka shkruar Hoti.

Ai ka shtuar se Lumi mbetet një mik i shtrenjtë, i cili me krijimtarinë e tij artistike, me punën e palodhshme prej pedagogu e eksperti të pashoq në fushën e arteve skenike, la shenjë të pashlyeshme në jetën kulturore të Kosovës.

“Ne do ta kujtojmë përjetë si një njeri me virtyte të larta e si profesionist të shkëlqyer. Ngushëllime familjes, miqve nga bota e artit dhe gjithë artdashësve kosovarë. Zoti e bekoftë Beken tonë. Zoti e bekofte familjen Lumi”, ka përfunduar Hoti.

Regjisori Lumi ka vdekur sot, pasi u përball me një sëmundje të rëndë prej rreth dy vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat