“Gjykata Kushtetuese do të duhej që ta shkarkonte Hashim Thaçin”

Aktuale

“Gjykata Kushtetuese do të duhej që ta shkarkonte Hashim Thaçin”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 30 korrik 2018 Në ora: 22:08
Hashim Thaçi

Në rast se Presidenti del jashtë vijave kushtetuese gjatë dialogut me Serbinë, atëherë Gjykata Kushtetuese e ka fuqinë dhe do të duhej që ta shkarkonte Presidentin, në këtë rast Hashim Thaçin, por një veprim të tillë vështirë se do ta bëjë ajo.

Kështu vlerëson politologu Faik Krasniqi, ku sipas tij, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, kjo për faktin se Gjykata Kushtetuese është kryekëput në shërbim të Thaçit.

Image
Faik Krasniqi

Ai ka thënë për “Bota sot”, se Gjykata Kushtetuese nuk do ta merrte një veprim të tillë, edhe në rast se gjatë dialogut, Thaçi del jashtë vijave kushtetuese.

“As me votat e deputetëve në Kuvend, Gjykata Kushtetuese nuk mund ta bëj këtë, sepse për shkarkimin e Presidentit nevojiten 2/3 e votave të deputetëve, dhe 80 vota të deputetëve ku është vështirë të bëhen. Prandaj duhet të ndalohet që Hashim Thaçi t'i udhëheq bisedimet, sepse këtij njeriu nuk i besohet fare”, është shprehur politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat