Pushtetarët, nepotizmin e kanë në gjak, vazhdojnë të shitën si shpëtimtarë, të moralshëm! Turp!

Aktuale

Pushtetarët, nepotizmin e kanë në gjak, vazhdojnë të shitën si shpëtimtarë, të moralshëm! Turp!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 31 korrik 2018 Në ora: 10:00
Klani Pronto

Një ndër sfidat më të mëdha që nga paslufta e deri më sot është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, por edhe luftimit të nepotizmit.

Dihet mirë që, secila qeverisje që ka ardhë në pushtet së pari ka filluar punësimin e familjarëve dhe farefisit, pastaj militantët partiak e radha për qytetarët e Kosovës nuk po vjen kurrë.

Kjo është e dukshme edhe me nivelin e punësimit në Kosovë, kur shumica e qytetarëve janë të papunë, pushtetarët punësojnë në kabinete qeveritare dhe gjetiu djemtë e tyre, nipat e mbesat, farefisin dhe militantët, edhe pse në shumë raste mbesin qytetarët me diploma të papunë, e vendin e tyre ia zënë me nepotizëm, familjarët e pushtetarëve.

E raste të tilla ma qindra sosh. Së fundmi pas emërimit të djalit të Fatmir Limajt, Durim Limaj, shef i kabinetit të Ministrit të Tregtisë, Bajram Hasani ka vazhduar punësimin e familjarëve të bashkëpartiakëve të tjerë, në këtë ministri.

Kësaj radhe është punësuar nipi i ish deputetit të Nismës për Kosovë, aktualisht kryetar i këshillit të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

Image
Leon Duhanaj

Për këtë, analisti i çështjeve politike Leon Duhanaj, thotë se, njëra ndër sfidat me të mëdha në politikën e brendshme të Kosovës, pa dyshim që është luftimi i nepotizmit. 

Për fat të keq, sipas tij, kjo dukuri e shëmtuar, jo vetëm që s'luftohet fare, por është në lulëzimin!

“Vërtetë nuk ka shkencë të njohur që mund ta definoi ketë çfarë po i ndodhë Kosovës”, thotë Duhanaj për gazetën “Bota sot”.

“Se si ka mundësi që vetëm njerëz të afërt të skenës politike përkatësisht qeveritare pa përjashtim, të jenë me të aftë se të tjerët, qoftë për t'i fituar konkurset për punë në institucione, qoftë në institucionet tjera publike si bordet e organizatave, qoftë RTK, Postë, KEK, etj etj... Por kësaj, po të njëjtit, u dëshmuan me të aftë edhe në sferën e biznesit privat. Pothuaj të gjithë u bënë milioner.  Këtu patjetër, shtrohet pyetja; a janë të tillët pjesëtarë të komunitetit të përgjithshëm, apo janë jashtëtokësorë?”, potencon ai.

Duhanaj thotë se, është vërtetë për keqardhje se në ç'gjëndje të mjerë e kanë sjellë vendin kjo kastë uzurpatore politike.

“Nuk e di cili ka qenë dhe mbetet të jetë ideali i tyre. Por, një e di, që mirëqenia dhe e mira e përgjithshme shtetërore, qytetare dhe kombëtare, nuk ka qenë dhe nuk është assesi”, shprehet ai.

Sipas tij, nuk lanë gjë pa keqpërdorë në ketë vend, nuk lanë pronë pa e tjetërsuar, nuk lanë aset pa e keqpërdorë për interesa të klaneve partive dhe personale.

“Me e turpshmja është që përpos gjithë kësaj marrëzie, vazhdojnë të shitën si shpëtimtarë, të moralshëm, përderisa patriotizmin kombëtarë e trajtojnë si diçka personale pronë private”, përfundon analisti Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat