Qeveria formon grup punues për vlerësimin e pronave të Trepçës

Aktuale

Qeveria formon grup punues për vlerësimin e pronave të Trepçës

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 14:50
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka themeluar grupin punues teknik për vlerësimin e të gjitha aseteve që janë në pronësi të N.Sh. "Trepça" dhe përfshirja e të gjitha aseteve fizibile në statutin e shoqërisë aksionare "Trepça".

 Ministri i Zhvillimit Ekonomik  Valdrin Lluka, tha se ky grup duhet të formohet për të vlerësuar asetet e Trepçës.

Po ashtu është themeluar grupi punues  teknik për trajtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve për të gjitha çështjet sociale të ngritura nga Sindikata e Minatorëve të Trepçës.

 Ministri Lluka, tha se ky grup do të ketë qëllim të gjejë zgjidhje të pranueshme për të gjitha çështjet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat