Sot u takuan si miq, por ky është rrëfimi prekës i Nexhat Dacit: Ja si më shau me nënë Hashim Thaçi

Aktuale

Sot u takuan si miq, por ky është rrëfimi prekës i Nexhat Dacit: Ja si më shau me nënë Hashim Thaçi

Nga: P.R Më: 1 gusht 2018 Në ora: 16:50
Hashim Thaçi dhe Nexhat Daci

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaci, gjatë ditës së sotme ka takuar Nexhat Dacin, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Përmes një postimi në facebook, Thaçi ka zbuluar detajet e këtij takimi, ku temë kryesore ka qenë dialogu me Serbinë.

“Sot zhvillova një takim të shkëlqyeshëm me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Nexhat Daci. Biseduam për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova. Kryeakademikun Daci e informova për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte konstatim i përbashkët se në këtë proces të gjithë duhet të marrim përgjegjësi : institucionet, partitë politike parlamentare, opozita, shoqëria civile, Akademia etj. Vetëm të bashkuar mund t’i realizojmë objektivat tona: njohjen reciproke Kosovë Serbi, ulësen në OKB si dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare. Pretendimi i Serbisë për ndarje të Kosovës gjithmonë do të jetë i papranueshëm, por në kuadër të korrigjimit të kufijve duhet të shtrohet, në procesin e dialogut, tanimë kërkesa dhe e drejta e Luginës së Preshevës për t’iu bashkuar Kosovës”, shkruan në faqen e tij, presidenti Thaçi.

Image
Postimi nga Hashim Thaçi

Por, nëse kthehemi disa vite prapa, shohim se raportet mes Thaçit e Dacit nuk kanë qenë të mira.

Madje në një rrëfim prekës të Nexhat Dacit, ai ka zbuluar se si Hashim Thaçi e kishte sharë madje me nënë.

“Unë jam rrit pa prindër dhe për herë të parë më është sha nana nga Hashim Thaçi, në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës”, kishte rrëfyer kohë më parë ish lideri i LDD-së, Nexhat Daci, shkruan “Bota sot”.

Për më shumë shikojeni videon:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat