Haradinaj thotë se nuk i lexon raportet e zëvendësministrave

Aktuale

Haradinaj thotë se nuk i lexon raportet e zëvendësministrave

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 17:00
Kryeministri ka folur rreth raportimeve të zëvendësministrave.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur sot edhe për raportin e zëvendësministrave të Qeverisë së Kosovës.

Kreu i ekzekutivit të vendit, tha se kjo qeveri është ndryshe nga të tjerat dhe nuk krahasohet me të kaluarat.

“Çdo temë që është akumuluar me vite ne e kemi zbërthy. Është qeveri që vepron, trajton tema, përballet me sfida që janë akumuluar…”, tha Haradinaj.

Kryeministri ka folur edhe rreth raportimeve të zëvendësministrave.

“Forma e raportimit nuk është një standard që raportohet, por dëshmon angazhimin e tyre… Shumica e tyre janë korrekt”, tha ai.

Kryeministri tha se nuk i ka lexuar raportet por i ngarkon disa persona që t’i analizojnë këto raporte.

Haradinaj, duke folur për punën e Qeverisë ka folur edhe lidhur me raportin që kanë me Listën serbe.

Ai tha se raporti me Listën serbe është më i ndjeshëm dhe se mundohen të kenë bashkëpunim me ta.

“Në kohën kur ministri nuk është në zyrë, janë zëvendësministrat shqiptarë që i kryejnë punët”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat