Kur Thaçi e Çeku çmilitarizuan UÇK-në, a menduan se veriut po i vjen era luftë! Sot Kosova s’ka as ushtri as armë! - Bota Sot
Kur Thaçi e Çeku çmilitarizuan UÇK-në, a menduan se veriut po i vjen era luftë! Sot Kosova s’ka as ushtri as armë!

Aktuale

Kur Thaçi e Çeku çmilitarizuan UÇK-në, a menduan se veriut po i vjen era luftë! Sot Kosova s’ka as ushtri as armë!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 4 gusht 2018 Në ora: 17:02
Hashim Thaçi dhe Agim Çeku

Hashim Thaçi dhe Agim Çeku, ishin dy personat që e kishin çmilitarizuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, menjëherë pas përfundimit të luftës.

Por, a e menduan gjendjen në të cilën ishte atëherë veriu i Kosovës, ku gjithnjë kishte trazira dhe në çdo moment mund të fillojë një luftë shqiptar – serbe? Natyrisht që jo!

Ata nuk e menduan këtë gjë, ndoshta shefat e tyre francez, as që i kanë pyetur për këtë gjë.

Por, 19 vite pas kësaj, në veri të Kosovës, mund të shpërthej një luftë, pasi situata tashmë është e acaruar.

Megjithatë Kosova nuk ka armë të mjaftueshme për këtë gjë, e më e keqja që një shteti mundet me i ndodh është që, Kosova ka mbetur edhe pa ushtri.

E ushtrinë nuk e formuan institucionet e Kosovës, duke u bërë vegël e serbëve.

Shumë dilema dhe pyetje kanë mbetur 19 pas luftës në Kosovë, përkatësisht pas çmilitarizimit të UÇK-së. Sipas Marrëveshjes për demilitarizim, armët e UÇK-së do të deponoheshin, dhe atëherë kur do të krijohej ushtria e Kosovës, ato do të mund të trashëgoheshin nga kjo.

Por, 19 vjet pas, kur jemi në prag të themelimit të ushtrisë shtetërore, askush nuk po i përmend as armët dhe as depozitat me ato armë! A thua pse?

Më 21 qershor u mbushën 19 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së, ku janë përfshirë në detaje fazat e dorëzimit të armëve, mbajtjes së uniformave, kalimin e një pjese të pjesëtarëve të UÇK-së në polici dhe administratë publike…etj.

Në këtë marrëveshje ishte paraparë formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, duke marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje.

E gjithë kjo fazë ka pas një periudhë prej 90-të ditëve pas së cilës është bërë demilitarizimi i plotë i UÇK-së dhe në shtator 1999 është nënshkruar marrëveshja për formimin e TMK-së jo si forcë ushtarake siç ishte paraparë në këtë marrëveshje por si forcë emergjente për reagimin në rast të katastrofave natyrore.

Nënshkrues të kësaj marrëveshje figurojnë: Hashim Thaçi në pozitën e kryekomandantit të UÇK-së, Agim Çeku në pozitën e shefit të shtabit të UÇK-së dhe është pranuar nga lejtnant-gjeneral Mike Jackson, Komandant i KFOR-it.

Më poshtë po e publikojmë një pjesë të marrëveshjes të arritur me 21 qershor 1999, ditë e diele.

1. Kjo iniciativë mundëson armëpushim të UÇK-së, mos angazhim të tyre në zonat e konfliktit, demilitarizim subsekuent dhe rintegrim në shoqërinë civile në përputhje me kushtet e Rezolutës së KS të OKB-së 1244 dhe duke marrë parasysh obligimet e marra në Rambuje dhe zotimet publike të delegacionit shqiptar në Rambuje.

2. UÇK-ja merr iniciativë, që të heq dorë nga përdorimi i forcës, që t'i përmbush direktivat e Komandantit të forcës ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë (COMKFOR) dhe që në mënyrë paqësore t'i zgjidh të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me implementimin e kësaj iniciative.

3. UÇK-ja pajtohet që prania Ndërkombëtare e Sigurisë (KFOR) dhe prania ndërkombëtare civile, të vazhdojnë të vendosen e të operojnë pa pengesë brenda në Kosovë dhe që KFOR-i ka autorizim që të ndërmarrë të gjitha aksionet e domosdoshme, për të vendosur dhe mbajtur ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe që përndryshe ta kryejë misionin e saj.

4. UÇK-ja pajtohet, që t'i përmbush të gjitha obligimet e kësaj iniciative dhe që të sigurojë, që me efekt të menjëhershëm të gjitha forcat e UÇK-së në Kosovë dhe në shtetet fqinje, do t'i vështrojnë provizionet e kësaj iniciative, do të përmbahet nga të gjitha aktet armiqësore dhe provokuese, qëllimet armiqësore dhe do t'i ngrijnë të gjitha lëvizjet ushtarake, qoftë përgjatë kufijve ndërkombëtar, apo përgjatë atij midis Kosovës dhe pjesëve të tjera të RFJ-së, apo aksione të tjera, që nuk shkojnë në përputhje me rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

UÇK-ja në Kosovë, pajtohet që të zotohet publikisht, se do të demilitarizohet në përputhje me paragrafët 22 dhe 23, se do të përmbahet nga aktivitetet që do të mund ta rrezikonin sigurinë e personelit ndërkombëtar qeveritar dhe joqeveritar, përfshirë KFOR-in dhe se do të lehtësojë vendosjen dhe operacionet e KFOR-it.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...