Delawie: SHBA-ja do ta mbështesë Kosovën, kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë - Bota Sot
Delawie: SHBA-ja do ta mbështesë Kosovën, kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë

Aktuale

E mërkurë, 17 tetor 2018

Delawie: SHBA-ja do ta mbështesë Kosovën, kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 11:50
Ambasadori amerikan Greg Delawie sot ka administruar Betimin Solemn të shërbimit për 36 vullnetarë të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ambasadori amerikan Greg Delawie sot ka administruar Betimin Solemn të shërbimit për 36 vullnetarë të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u tha nga të pranishmit që këta të rinj kanë përfunduar me sukses programin e trajnimit si vullnetarë të Korpusit të Paqes dhe zyrtarisht e fillojnë shërbimin e tyre dy vjeçar si mësimdhënës të gjuhës angleze anë e mbanë Kosovës.

Kjo ceremoni konsiderohet se është kurorëzim i punës dhe i përkushtimit të palodhshëm të tyre gjatë dhjetë javëve të fundit, që suksesi vjen bashkë me mikpritjen, mirësinë bujare të familjeve nga Rogoqica, Topanica, Koretini dhe Kamenica.

Ambasadori Delawie theksoi se puna e këtyre të rinjve dhe fryma me të cilën e kryejnë këtë punë do të ndryshojw jetë dhe do t’u jap qytetarëve të Kosovës ekspozim të drejtpërdrejt ndaj vlerave amerikane.

Sipas tij, Korpusi i Paqes paraqet simbol të dukshëm dhe të prekshëm të kontributit amerikan dhe përpjekjet për paqe në botë, që këto qëllime kanë përkufizuar misionin e Korpusit të Paqes prej fillimit të tij.

Dellawie: Mbështetja amerikane nuk ka ndryshuar dhe nuk ndryshon ndaj Kosovës

“Vullnetarët e Korpusit të Paqes përfaqësojnë partneritetin mes vendeve tona për promovimin e zhvillimit dhe përparimit në Kosovë dhe për ndërtimin e themelit të fort të mirëkuptimit në mes popujve të të dy vendeve tona. Ju, vullnetarë përfaqësoni komunitetet nga e tërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të ndërtoni miqësi me kosovarët nga komunitetet e tërë këtij vendi. Shtetet e Bashkuara janë ndër miqtë dhe mbështetësit më të afërt të Kosovës, përkundër çka mund të lexoni në shtyp kjo gjë nuk ka ndryshuar, nuk do të ndryshoj, partneriteti në mes vendeve tona është I thellë dhe shumë dimensional. Ne punojmë me mund çdo ditë për avancimin e qëllimeve tona të përbashkëta për demokraci, siguri dhe prosperitet. Nuk ka manifestim më të prekshëm se SHBA-ja po e shtrin dorën e miqësisë sesa prania dhe përkushtimi I vullnetarëve të Korpusit të Paqes”, ka thënë Delawie.

Ndërsa, ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi me këtë rast tha se për ta çuar vendin në praktikat e një arsimi më të mirë dhe më të arritshëm, sot edhe 36 vullnetarë të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës krahas MASHT-it po kontribuojnë për çka ai tha se u janë thellë mirënjohës.

Ministri Bytyqi tutje shtoj se praktikat që Korpusi i Paqes kultivon në përvojën e tij dhe në traditën e arsimit amerikan, janë një vlerë e cila duhet Kosova të përpiqet në çdo orë, për çdo ditë dhe muaj vazhdimisht për t’i bërë edhe vlerat tona të sistemit arsimor.

Bytyqi: Sot mësojmë anglisht me vullnetarët amerikan  duke i takuar botës së lirë

“Sot mësojmë anglisht me vullnetarët amerikan, jetojmë dhe i takojmë botës së lirë andaj, edhe standardi I arsimit duhet t’i arrijmë që këto të jenë në përputhje me standardet perëndimore. Kjo është një sfidë, por është sfida e vetme që ne duhet të shkojmë rrugës së integrimit. Duke njohur nevojat e vendit për arsim më të mirë, pa të cilën nuk ka cilësi jeta, as ekonomia që garanton cilësinë e saj, jemi vënë të përkushtuar në rritjen e standardeve për arsim”, ka thënë ministri Bytyqi. 

Drejtoresha e Programit të trajnimeve në Korpusin e Paqes, Keren Shojder, ka falënderuar të gjitha ato familje të cilat i hapën dyert e shtëpive të tyre dhe me zemërgjerësi dhe mikpritje kosovare i pranuan vullnetarët si anëtarë të familjes së tyre. 

Ajo shtoj se Kosova është me fat këta të rijnë i ka si qytetarë dhe ShBA është mirënjohëse për partneritet.

Shojder: Këto bashkëbisedime dhe kanë ngritur marrëdhënie

“Kanë qenë këto bashkëbisedime dhe nga ngritur marrëdhënie, raporte apo lidhje me këta banorë. Kanë mësuar nga jeta tyre, familjet e tyre dhe vlerat e tyre. Po ashtu kanë shkëmbyer përvojat e tyre. Gjatë këtyre ditëve ata kanë krijuar besim, miqësi të madhe dhe kuptueshmëri, ndërsa në takimet e tyre kanë gjetur domethënie”, ka thënë Shojder.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test